Skip to main content

Posts

Vullkane

Recent posts

Vullkanet

Vullkan është një çarje në koren e tokës (ose në sipërfaqen e ndonjë planeti tjetër) përmes së cilës villet jashtë llava e shkrirë dhe gazet. Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve.

Vullkanet

Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë , të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm . Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupsion . Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite. vullkanet janë gryka, ku materiali i zjarrte shkembor del nga brendesia e tokes. Magama duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të korës së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vull...