Skip to main content

Vullkanet

Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm.
Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupsion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite. vullkanet janë gryka, ku materiali i zjarrte shkembor del nga brendesia e tokes. Magama duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të korës së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizmi ose magmatizmi efuziv
Si produkt kryesor i erupsionit vullkanik është lava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52% silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëviz shpejt, deri 30 km/orë. Lava acide përmban 65 – 80% silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelët dhe lëviz më ngadalë se ajo bazike.

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vullkanet

Vullkan është një çarje në koren e tokës (ose në sipërfaqen e ndonjë planeti tjetër) përmes së cilës villet jashtë llava e shkrirë dhe gazet. Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve.